Reprezentuesit e presin me padurim ndeshjen me Maltën

0
87

Në hije të zhvillimeve lidhur me biletat për ndeshjen ndaj Maltës, përfaqësuesja e Kosovës në futboll e ka zhvilluar stërvitjen e parë në prag të dy ndeshjeve të radhës në Ligën e Kombeve.

Të hënën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë lojtarët e Kosovës stërvitën nën urdhrat e përzgjedhësit Bernard Challandes.

Kosova të enjten në të njëjtën arenë luan ndaj Maltës, ndërsa të dielën luan në udhëtim ndaj Ishujve Faroe.

Kosova prin në grup, ndërsa pritjet janë për fitore edhe ndaj Maltës dhe në udhëtim ndaj Ishujve Faroe

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here