Kombëtarja e vendosur t’u kthehet fitoreve

0
76

Te Kombëtarja e Shqipërisë në futboll janë të vendosur që të kthehen në rrugën e fitoreve, pas dështimit në takimin e kaluar në kuadër të Ligës së Kombeve të UEFA-s.

Kombëtarja të hënën ka nisur stërvitjet për dy ndeshjet e kësaj jave.

Të mërkurën nga ora 20:00 në Elbasan “kuqezinjtë” luajnë miqësore ndaj Jordanisë, ndërsa të dielën u kthehen sfidave në Ligën e Kombeve.

Në Beersheba, Shqipëria luan ndaj Izraelit.

Shqipëria është në Grupin e parë të Ligës C të Ligës së Kombeve të UEFA-s. Liga C është niveli i tretë, pra një nivel më lart se Liga D ku garon Kosova.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here